E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partneritet me privatin, nuk kemi financa

Hamami i Durrësit, i cili do të kthehet në muze

Këshilltari i Bumçit flet për rijetësimin e monumenteve

Në projekt, rreth 35 objekte që do restaurohen e do kthehen në destinacione turistike

Nuk ishte hera e parë që diskutohej, megjithatë, që pas analizës vjetore të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, debati është rindezur sërish. Ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi, njoftoi shpalljen e një liste monumentesh, të cilat do të rijetësohen në bashkëpunim me subjekte private. Duke pasur parasysh një sërë rastesh të mëparshme, reagimet nga specialistë të fushës nuk kanë qenë të pakta. Sipas tyre, kjo nismë do ti shkatërrojë monumentet. Këshilltari i Ministrit Bumçi, Enton Derraj, tregon se përse MTKRS iu rikthye kësaj iniciative, si do të hartohet lista dhe sa monumente mund ti ekspozohen këtij projekti.
Për bashkëpunimin me subjektet private është folur prej kohësh, pati një kohë heshtjeje, ndoshta dhe për shkak të reagimeve dhe vetëm pak kohë më parë ministri Bumçi e rihedh këtë ide, përse iu rikthyet sërish?

Kalaja e Ndroqit

Nuk është një shpikje jona. Vendet e rajonit e përdorin këtë si metodologji. U bë një kohë e gjatë që diskutohet kjo ndërmarrje. Kemi precedentë të mëparshëm, janë hedhur hapa në këtë drejtim, por është bërë një periudhë pauze, që prej vitit 2001 kur u zhvilluan projekti i Lekurësit, ai i kalasë së Petrelës apo Torra-s së e Durrësit. Ka pasur probleme, që nga moszbatimi i kontratës, daljes prej saj nga ana e subjektit dhe, si rrjedhojë, çështja është bërë e ndjeshme dhe në media ka pasur reflektim e reagim.
Aktualisht ka një sërë arsyesh pse iu rikthyem. U bënë 20 vjet që trashëgimia kulturore po përballet me probleme, kryesisht financiare. Jemi një nga vendet e pakta në rajon me një pasuri të tillë trashëgimie, monumente, site arkeologjike, çka të vë përpara një obligimi financiar për mirëmbajtje. Pas viteve 90, ky sektor u la disi në harresë, çka çoi në rritjen e problematikave. Kudo që të hedhësh sytë, ka probleme teknike, fizike, të degradimit të monumenteve…. Jemi në një krizë financiare që të kushtëzon jashtë mase për ndërhyrje e investime. Sigurisht nuk kanë munguar këto të fundit nga ana e Ministrisë, por edhe me mbështetjen e financimeve të huaja, që nga fondacioni Butrinti, Banka Botërore, Komuniteti Europian, fondacioni shqiptaro-amerikan që synon të futet fuqishëm në sektorin e trashëgimisë, por prapë nga analiza financiare që është bërë, nevojat janë shumë të mëdha dhe, duke marrë parasysh gjithashtu eksperiencën e vendeve të tjera, u pa i nevojshëm partneriteti me privatin për ti rijetizuar këto objekte.
Çkuptohet me rijetësim?
Më vjen keq sepse, që kur u lançua kjo iniciativë, është kataloguar me termin dhënie me qira e monumenteve, por në fakt është rijetësimi, kapitalizimi i tyre, përmirësimi i aspekteve fizike dhe kthimi i tyre në destinacione turistike. Që një objekt të kthehet në destinacion turistik, ka nevojë për shërbime mbështetëse. Nga ana tjetër, partneriteti me privatin

Kalaja e Lezhës, ku ka nisur procesi i rijetësimit në bashkëpunim me privatët

kërkon që të marrësh parasysh edhe kërkesën e tij. Ai do të nxjerrë fitim dhe këtu shihet përputhja e interesave që të ketë fitim të ndërsjellë. Me gjithë precedentët negativë që kemi pasur, u lançua një iniciativë e kujdesshme, e ngadaltë. Ministria ka trajtuar dy objekte: Kalanë e Lezhës dhe Kalanë e Ndroqit dhe ende nuk janë lidhur kontratat. Për shkak të eksperiencave negative, po i shohim me shumë skrupulozitet të gjithë elementet e kontratës, në mënyrë që të mos përballemi me probleme, si dalje jashtë kontratës, prishje të monumentit etj.
Si do zgjidhen monumentet që do përfshihen në këtë projekt?
Po trajtohet me shumë kujdes lista e monumenteve që do të përfshihen. Prioritet do të kenë ato monumente që janë destinacione të dukshme turistike, por kanë nevojë për ndërhyrje me kosto të lartë, për të cilën Ministria nuk ka kapacitete për momentin. Për secilën prej tyre do të ndërtohet një set me kritere dhe kushte. Po analizohet se çfarë lloj shërbimesh mund të ofrohen, çfarë funksionesh mund të kryejë një monument i caktuar dhe cilat do të jenë penalitetet, nëse kushte të caktuara nuk plotësohen. Ndoshta javën tjetër do të kemi një takim me institucionet tona të vartësisë, Institutin e Monumenteve dhe drejtoritë rajonale, të cilat kanë në administrim këto monumente dhe do të bëhet një lloj prezantimi i parë i idesë së objekteve që do të rijetësohen dhe trajtimi i tyre. Të gjitha këto do të kalojnë sipas procedurës institucionale. Miratimi nuk është i ministrit, por i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, që do të miratojë ndërhyrjet dhe ngritjet e shërbimeve të tjera.
Çjanë këto shërbime mbështetëse?
I gjithë diskutimi është trajtuar sikur ne do i kthejmë monumentet në restorante. Sigurisht që një ambient shërbimi do të jetë. Një monument mund të kthehet në muze, siç po diskutohet për Hamamin e Durrësit. Ky do të jetë funksioni që do të marrë ky monument, ndërkohë që hapësira më të mëdha, që mendohet të presin një numër më të madh njerëzish, do të kenë dhe shërbime mbështetëse, të cilat e kompletojnë destinacionin turistik.
Po a do të ketë një limit ndërhyrjeje, se mund të ketë edhe subjekte që duan të ngrenë hotele…?
Patjetër që do të ketë një limit. MTKRS është përballur me lloj-lloj kërkesash që nga kthimi i monumenteve në disko apo kazino, që janë jashtë diskutimit dhe jashtë çdo parametri. Do të bëhen ndërhyrje të kujdesshme. Logjika është të fusim investimet private që janë të domosdoshme për restaurimin e monumenteve, që kanë nevojë për restaurim. MTKRS ka një strategji të marketingut kulturor dhe, sipas analizave që janë bërë, turizmi kulturor e tejkalon jashtë mase kapacitetin e turizmit bregdetar, mbi të cilin jemi mbështetur deri tani. E ka shprehur dhe Kryeministri Berisha, që turizmi kulturor do të jetë fokusi i industrisë turistike në Shqipëri.
Ju folët për një listë monumentesh, sa shkon numri i tyre?
Lista mund të shkojë te 30 apo më shumë. Por kjo është vetëm dora e parë. Analiza do mbështetet tek nevoja për restaurim dhe kthimi i tyre në destinacion turistik. Nëse këto nuk arrihen për të gjitha monumentet e kësaj liste, ajo mund të shkurtohet shumë. Në diskutimet paraprake në të përfshihen 30-35, por jo më shumë, sepse në mes është një procedurë e gjatë kontratash. Është një punë e madhe përpara.
Për cilat monumente flasim?
Janë të shtrira në të gjithë territorin, por sigurisht ka një aks ku shtrihen kryesisht monumentet, në pjesën perëndimore, në aksin Shkodër-Vlorë-Sarandë, por edhe Via Egnatia Elbasan-Pogradec-Korçë.
Si do të procedohet me këto objekte, si do të qasen të interesuarit?
Qasja e tyre është për tu diskutuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›