Pas 19 vitesh së bashku, kryeministrja e Finlandës dhe bashkëshorti i saj do të divorcohen
Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin njoftoi se po ndahet nga bashkëshorti i saj Markus Räikkönen, pas 19 vitesh së bashku.
Marin dhe burri i saj, të dy 37 vjeç, kanë një vajzë 5-vjeçare, Emma Amalia Marin, dhe u martuan tre vjet më parë në gusht 2020.
Çifti ishte lidhur që në moshën 18-vjeçare, por duket se tashmë lidhja e tyre ka marrë fund, pasi Sanna Marin ka njoftuar divorcin.
“Jemi mirënjohës për 19 vitet që kaluam së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne jemi ende miqtë më të mirë, pranë njëri-tjetrit. Ne ende do të kalojmë kohë me njëri-tjetrin. Shpresojmë se do ta respektoni privatësinë tonë. Nuk do të bëjmë komente të tjera”, shtoi ajo.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
