E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më 14 maj merr fund arroganca e piktorit”, Igli Cara: Do u kthejmë qytetarëve të Durrësit Bashkinë e uzurpuar nga grupi Dako-Sako

“Më 14 maj merr fund arroganca e piktorit”, Igli Cara: Do u

Kandidati për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara iu bëri thirrje qytetarëve që në 14 maj të votojnë ndryshimin, pasi Bashkia do t’u kthehet durrsakëve.

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Cara është shprehur se vendimet në të mirë të qytetarëve do të merren me referendum, çka sipas tij do t’i japë fund arrogancës së deritanishme të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Më tej ai ka renditur edhe pikat e programit të tij elektoral dhe punët që do të bëhen në të mirë të qytetarëve të Durrësit.

“Ne ia dolëm së bashku të bëjmë një fushatë model e të mbanim gjallë opozitarizmin në Durrës, përballë makinacioneve të mazhorancës.Ne ia dolëm që ëndrrat e shpresën për Durrësin e së nesërmet ta planifikonim së bashku.

Ia dolëm të bëjmë mbarë demokratët dhe për këtë Durrësi është model. Sepse Durrësi jemi ne!Bashkë kemi bindjen që ndryshimi i madh më 14 maj do nisë nga vota juaj.Bashkë kemi bindjen se do kthejmë bashkinë e uzurpuar nga grupi Dako-Sako tek qytetarët.

Do marrim me referendum të gjithë vendimet e rëndësishme për qytetarëve duke i dhënë fund arroghancës së piktorit dhe klientelizmit të betonit mëtejshëm të qytetit, përçudnimit të vijës bregdetare përmes velierës dhe projektit Rama-Dako –Sako të shkatërrimit të Portit nën etiketën “Dubai-Alabbar””, tha Cara.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›