Pas DSIK-se nen varesi edhe Agjencia e Informacionit
Kryeministri Sali Berisha ka marre ne varesi kohet e fundit edhe Agjencine e Kerkimit Teknologjise dhe Inovacionit AKTI. Ne piken 1 te vendimit nr.903 date 26.8.2009 te Keshillit te Ministrave te ndryshuar fjalet ... ne varesi te Keshillit te Ministrave ... zevendesohen me ... ne varesi te Kryeministrit ... - thuhet ne vendimin e 4 janarit. Ky institucion ka qene ne varesi te ministrit te Inovacionit Genc Pollo. Kohet e fundit eshte marre vendimi per kalimin ne varesi te institucioneve te tjera te rendesishme. Te tilla jane Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar dhe INSTAT. Ndryshimi i varesise eshte bere me ligj. Keto dy propozime priten te votohen ne Parlament.