E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i cakton kuzhinierin dhe trajtimin ushqimor Presidentit Topi

Vendimi Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare dhe pronat e vilave kalojne ne varesi te Kryeministrit

Drejtoria e Sherbimit Qeveritar kalon ne varesi te plote te Kryeministrit Sali Berisha. Nje vendim i marre ne daten 4 janar te ketij viti percakton se Drejtoria e Sherbimit Qeveritar tashme do te jete nje organ totalisht ne varesi te kreut te ekzekutivit. Pika 1 e vendimit nr.34 date 7.1.1999 te Keshillit te Ministrave te ndryshuar ndryshohet si me poshte vijon

1. Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare eshte person juridik ne varesi te Kryeministrit. Ajo e zhvillon veprimtarine e saj ne perputhje me ligjin per ndermarrjet. Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare financohet nga te ardhurat e siguruara nga veprimtaria e saj dhe nga buxheti i shtetit. Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare - thuhet ne VKM-ne me te fundit. Kjo drejtori sipas vendimit te meparshem ka qene ne varesi te Keshillit te Ministrave. Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare eshte person juridik ne vartesi te Keshillit te Ministrave. Ajo zhvillon veprimtarine e saj me vetefinancim ne perputhje me ligjin per ndermarrjet dhe per veprimtari te vecanta e specifike subvencionohet nga buxheti i shtetit. Drejtori emerohet dhe shkarkohet nga Kryeministri - thuhet ne piken nje te vendimit te shfuqizuar tashme. Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare ka si detyre trajtimin e personaliteteve si Presidenti Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit. Gjithashtu ketu perfshihet dhe trajtimi ushqimor dhe caktimi i kuzhiniereve te tre personaliteteve te larta. Kjo drejtori gjithashtu ka ne varesi te gjitha vilat dhe godinat qeveritare duke filluar qe nga Pallati i Brigadave Pallati i Kongreseve vilat e tjera pushuese ne te gjithe territorin e Shqiperise. Sipas pikes 11 te vendimit Presidenti i Republikes Kryeministri Kryetari i Kuvendit dhe familjet e tyre trajtohen sipas perkatesise nga Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare institucionet perkatese dhe Klinika Qeveritare per kushtet jetesore te banimit pushimit furnizimit me artikuj ushqimore e industriale sherbimit mjekesor dhe personel sherbimi etj. si ne rastin kur banojne ne rezidenca qeveritare ashtu dhe kur ata banojne ne apartamentet e tyre. Me tej theksohet se trajtimi me ushqime te behet me kosto duke iu llogaritur ne pagese vetem vleften e lendes se pare. Personaliteteve te mesiperme iu vihet ne perdorim per banim nga nje rezidence ne administrimin e Drejtorise se Sherbimeve Qeveritare i pajisur ne mobilie dhe inventar perkates ne perputhje me mjediset e baneses. Kur personalitetet e lartpermendura banojne ne apartamentet e tyre Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare pajis me mobilie dhe inventarin perkates vetem dhomen e pritjes dhe ate te punes te cilat mbeten si inventar i kesaj Drejtorie - thuhet me tej ne vendim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›