E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pas Hungarisë, kryeministri Rama takon homologun bullgar, Stefan Yanev

Pas vizitës në Hungari ku takoi edhe kryeministrin Viktor Orban, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Sofje ku po zhvillon një tjetër takim të rëndësishëm. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku zbulon se është takuar me homologun bullgar Stefan Yanev.

Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ajo e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Më herët, gjatë vizitës në Budapest, Rama mori mbështetje për integrimin në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›