Pas KE, SHBA dhe Kanada heqin aplikacionin “TikTok” në pajisjet qeveritare

Pas Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE, administrata amerikane dhe qeveria kanadeze po ndalojnë përdorimin e aplikacionit “TikTok” nga pajisjet elektronike të punonjësve të tyre.
Shtëpia e Bardhë ka dhënë afat 30 ditor për heqjen e aplikacionit “TikTok” nga të gjitha pajisjet elektronike të qeverisë.
“Përcaktimi i kohërave është një hap përpara “themelore për të adresuar rreziqet që paraqet aplikacioni ndaj të dhënave të ndjeshme të qeverisë”, nënvizohet nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit.
“Administrata Biden-Harris ka investuar shumë në mbrojtjen e infrastrukturës dixhitale të vendit tonë dhe kufizimin e aksesit të kundërshtarëve të huaj në të dhënat e amerikanëve,” tha Chris DeRusha , shefi federal i sigurisë së informacionit ndërsa shton se “ky udhëzim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të administratës për të mbrojtur infrastrukturën tonë dixhitale dhe për të mbrojtur sigurinë dhe privatësinë e popullit amerikan.”
Nga ana tjetër, edhe Qeveria kanadeze ka njoftuar se nga sot (28 shkurt) do të ndalojë aplikacionin “TikTok” në pajisjet celulare që ofron për stafin e saj me argument se përbën një rrezik “për privatësinë dhe sigurinë”.
“Në një pajisje celulare, metodat e mbledhjes së të dhënave të TikTok ofrojnë qasje të konsiderueshme në përmbajtjen e telefonit,” tha Sekretarja e Thesarit Mona Fortier , duke shtuar se ky vendim ishte marrë “si një masë paraprake”.
Një zëdhënëse e “TikTok” ka shprehur pakënaqësi pasi vendimi për ndalimin e aplikacionit janë bërë pa kontaktuar fillimisht me kompaninë.
/rtsh.al/