E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Katarit, në Brazil

Mesfushori brazilian Juninho Pernambucano, shpjegon se e ka ndërmend ta respektojë deri në fund kontratën dyvjeçare (skadon në vitin 2011) me ekipin nga Katari, Al-Gharafa, për t’u rikthyer më pas në Brazil.

Këtë e ka konfirmuar vetë 35 vjeçari për televizionin francez, RTL. “Kam marrë një ofertë nga Vasco da Gama, ish skuadra ime në Brazil, për të nënshkruar menjëherë një kontratë për një vit e gjysmë. Por, e kam ndërmend ta respektoj kontratën me Al-Gharafa, e më pas të shohim”, tha ish futbollisti i Lyon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›