Crespo mbetet në Parma

Hernan Crespo ka vendosur: nuk do të rikthehet në Argjentinë tek River Plate, skuadër e cila e kishte rritur si futbollist.
Sulmuesi argjentinas dëshiron ta mbyllë karrierën me fanellën e Parmas. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti 34 vjeç, për të përditshmen argjentinase, Telam.
“Tek Parma jam mirë. Po kaloj në mënyrë të qetë dhe e dua qytetin, skuadrën dhe tifozët. Nuk mund të lëvizë më”, tha ish futbollisti i Lazios, Chelseas, Milanit dhe Interit.