Me ne fund Interi e pranon Tronketi Deshirojme Kakane
Do te me pelqente ta shikoja Kakane te zikalterit. Ate e kemi admiruar qe te Milani eshte nje lojtar i madh dhe do te me pelqente shume ta rishihja me bluzen zikalter interiste. Interi ka bere shume blerje te medha dhe kete e demonstrojne kampionet qe zbresin ne fushe cdo te diel. Nuk eshte problem qe nuk kemi bere blerje ne vere. Nje lojtar i cili mund te jete i nevojshem per skuadren mund te vije ne cdo moment. Kane qene keto fjalet e Marko Tronketi Provera ne nje interviste per Sky. Fjale te rendesishme ato te aksionerit zikalter i cili ka demonstruar gjithnje simpati ne lidhje me kampionin brazilian tashme te ndalur per shkak te nje demtimi. Ardhja e tij tek Interi eshte e gjitha fantafutboll por deri sa te nise operacioni shume gjera do te duhet te pershtaten me bilancin e zikalterve. Ne planin teknik nuk diskutohet por problemet e tij ne ije dhe demtimi ne gju i kesaj vere qe do e mbaje larg fushave deri ne janar te bejne te jesh jo pak indiferent. Nese me pas merret ne konsiderate nje Kutinjo i gatshem per te shperthyer gjithcka mund te jete me e veshtire. E veshtire por jo e pamundur. Nese Interi do te hedhe ndonje hap drejt Kakase pa hijet e dyshimeve mund ta beje nentorin e ardhshem kur madrilenet e Perezit do te jene ne Milano per tu ndeshur me Milanin ne Champions League. Ky mund te jete rasti i duhur. Nese do te behet ky takim atehere mund te mendohet per nje Kaka ne syrin e merkatos. Murinjo sikurse drejtuesit dhe tifozeria blanca kane mbetur jashtezakonisht te kenaqur nga numrat dhe paraqitjet e Mesut Eumlzil me gjermanin me origjine turke qe avancon ne hierarkine taktike te portugezit ndersa per ish-brazilianin e Milanit dhe San Paolos rruga e kthimit vjen ne ngjitje. Ne janar periudhen e rikthimit te tij makina e Murinjos mund te kete mbaruar se kolauduar dhe te jete ne shina per te fituar Ligen. Mou nuk do ta prese brazilianin i cili ne kete nje vit e gjysme ka hasur mijera veshtiresi ne Spanje si ne nivelin fizik ashtu edhe taktik. Aspektet ne favor te zikalterve ekzistojne sikurse uria e vete Kakase por jane edhe ato negative ose te pakten te papershtatshme per klubin e Masimo Moratit. Interi sic e dime eshte ne klimen e Fair Play-it financiar dhe nje blerje bombastike me para ne dore nuk ishte parashikuar. Behet fjale per nje kampion te kalibrit te Kakase i cili pervec sezonit te fundit jo te mire ka demonstruar vazhdimesi dhe Reali do te kerkonte nje shifer te larte madrilenet e moren nga Milani per 67 milione per te mos rrezikuar nje zhvleresim te stilit Ibrahimovic te shitur nga Barca te Milan per vetem 24 milione. Ne rastin e Ibres ceshtja eshte ndryshe pasi mes paleve kishte marredhenie te ndera dhe lamtumira e suedezit ishte e pranueshme per te gjithe. Do te duhet te shohim nese braziliani do te jete i interesuar per perspektiven zikalter apo do te doje te luaje letrat e tij ne Spanje duke kujtuar se nga Londra Anceloti ndjek me vemendje diskutimin. Ne fund te fundit operacioni shume joshes dhe intrigues ngacmon oreksin e tifozeve dhe ushqen endrrat por klubi zikalter do te duhet te vleresoje mendimet pro dhe kundra para se ti jape start fillimit te nje endrre te veshtire por jo te parealizueshme.