Pas Merkozy-t vjen Monkel - Kryeministri italian Monti tek Merkel

Ne nuk jemi grindur por kemi patur shume gjera per te folur keshtu u shfajesua kancelarja gjermane para gazetareve te shumte qe priten tre cereke ore derisa Angela Merkel me kryeministrin Mario Monti dolen me ne fund para mikrofoneve. Gjate drekes se perbashket gjermanja dhe italiani shkembyen mendime per krizen e borxheve ne eurozone dhe hapat e tjere per reforma. Italia konsiderohet si nje nder rastet e shumta ne Evrope. Ekonomia e trete per nga rendesia ne eurozone ka pas Greqise kuoten me te larte te borxhit. Por Mario Monti i cili ka vetem dy muaj qe mban detyren e kryeministrit punon me vendosmeri te madhe. Pervec reformave strukturore ai i ka urdheruar bashkevendasve te tij nje pakete kursimesh prej 33 miliarde eurosh. Kjo eshte e rendesishme dhe per tu pershendetur thote kancelarja.
Merkel mbeshtet fort MontinBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Deri tani nuk ka patur protesta te ashpra ne Itali
Duket se Merkel dhe Monti merren vesh mire Qofte persa i perket shpejtesise qofte sa i perket substances te ketyre masave eshte dicka qe do ta forcoje Italine do te permiresoje perspektivat ekonomike. Ne kemi ndjekur me respekt te madh se sa shpejt jane zbatuar keto masa. Une besoj se e gjithe puna e qeverise italiane do te shperblehet mire. Pikerisht kete kishte shpresuar Monti me viziten e tij ne Berlin. Me koken lart ai ka ardhur nga Roma ne Gjermani. Ne qofte se per italianet per nje kohe te shkurter gatishmeria e tyre per kursime dhe reforma nuk do te sjelle suksese te prekshme ne Itali do te kete proteste kunder Europes edhe kunder Gjermanise qe konsiderohet si udheheqese e intolerances ne BE dhe Bankes Qendrore Evropiane.
Monti mendon ne menyre gjermane
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Monti Askush nuk duhet te kete frike nga Italia
Keshtu tha Monti ne nje interviste para vizites se tij ne Berlin. Por atje ai kishte shpjeguar edhe se mendon ne menyre shume gjermane. Ne kete menyre kryeministri beson se do tu urdheroje italianeve shume nga ato qe sipas mendimit te tij e bejne modelin ekonomik gjerman shume te suksesshem Gjermania per cdo vend evropian deshmon qarte prej kohesh se si duhet te jete disiplina ne financat e nje vendi. dhe tregon se nje ekonomi qe bazohet mbi parimet e tregut ofron parakushtet me te mira per zhvillim.
Italianet e kane kuptuar edhe me shume nga sa ia ka marre mendja atij se disiplina dhe mekanizmat e tregut jane te rendesishme. Megjithate atij do ti duhet kohe derisa nga reformat te vije zhvillimi dhe punesimi i mjaftueshem. Po Italia nuk ka shume kohe. Gjate ketij viti skadojne obligacionet me vlere prej me shume se 300 miliarde euro qe duhen te zevendesohen me kredi te reja. Ne tregjet financiare sundon nje mosbesim i madh qe investitoret kerkojne perqindje deri ne shtate perqind per bonot italiane. Kete nuk mund ta perballoje ne afat te gjate asnje shtet.
Une shpresoj qe ne tregjet financiare ka nje reduktim te normave te interesit. Ata ishin te justifikuara perderisa kishte mosbesim ndaj Italise. Por tani nuk eshte me legjitime sepse te gjithe thone se perpjekjet tona jane ne rregull.
Italia do te luaje nje rol me te madh ne BE
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel Ne nuk duam te rendojme askend me kerkesen per rend dhe disipline
Frika nga rreziku qe ekziston ne eurozone duhet evituar sa me pare te jete e mundur thote Monti. Megjithe problemet financiare vendi i tij nuk eshte ngjites per eurozonen. Askush nuk duhet te kete frike nga Italia. Perkundrazi Gjermania mund te prese qe Italia do te kontribuoje per stabilitetin e Evropes tha kryeminsitri.
Prej javesh vihet re se Italia do te shkeputet nga izolimi ne te cilin vendi kishte hyre nen kryeministrin Silvio Berluskoni. Mario Monti ben gjithcka qe eshte e mundur per te qene i treti ne ekip krahas kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Nicholas Sarkozy. Me 20 janar te tre do te takohen ne Rome per tu pergatitur per samitin e posacem te BE ne fund te janarit.
Retorike e re
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel Nicolas Sarkozy Mario Monti
Me shume zhvillim me shume punesim. Keto fjale u permenden shpesh te henen 9.1.2012 kur Merkel pati mysafir francezin Sarkozy ne Berlin. Nga njera ane drejtuesit politike e kane kuptuar se nuk eshte e mjaftueshme ne afat te gjate qe te vene ne perdorim vetem stilolapsin e kuq. Vetem ata ekonomia e te cileve eshte ne rritje mund te paguajne borxhet. Qe prej protestave ne Greqi eshte e qarte se qytetaret jane alergjike ndaj kerkesave te vazhdueshme per kursime dhe disipline. Prandaj politikanet e Europes perpiqen te perhapin me shume optimizem dhe te tregojne edhe rruge pozitive per daljen nga kriza. Ketu ben pjese edhe perpjekja qe permes nje takse te transaksioneve financiare shkaktaret e krizes jo vetem qe te marrin pjese ne shpenzimet e saj por edhe te kthehet me shume qetesi ne tregje. Kancelarja Merkel zbeh shpresat qe taksa do te futet se shpejti Ne jemi te gjithe te nje mendimi se duhet te fusim tatimet ne nivelin e 27 shteteve per kete do te negociojme edhe ne mars. Per ceshtjen e futjes vetem ne eurozone nuk ka marreveshje dhe prandaj qeveria nuk mund ta perfaqesoje kete pozicion.
Nje takse vetem per 17 vendet e eurozones eshte mendimi i saj personal qe bazohet ne vendimin e kongresit te CDU-se thote Merkel. Partneri ne koalicion eshte kunder. Edhe kryeministri italian Monti ishte skeptik ne Berlin. Eshte me mire qe tatimet qe futen ne te gjitha vendet e BE dhe kete do ta mbeshtese qeveria e tij.
Autor Sabine Kinkartz/Angjelina Verbica
Redaktoi