Pas NATO-s, sfide anetaresimi ne BE

Shperthimet e fundit ne nje depo municionesh prane Tiranes, sherbyen si nje kujtese qe Shqiperia mbetet akoma shume prapa pjeses tjeter te Evropes ne aplikimin e standardeve te shendetit dhe sigurise. Gjithashtu, ato tensionuan konsensusin e ngritur me shume mundim gjate muajve te fundit per te promovuar kandidaturen e Tiranes per anetaresim ne NATO. Megjithate, Shqiperia, e cila eshte duke shpresuar te marre nje ftese nga Samitit i NATO-s, muajin e ardhshem per t'iu bashkuar Aleances, ka pak ngjashmeri me vendin qe zbriti ne kaos nje dekade me pare kur nje revolte rrezoi qeverine. Nga nje shtet i deshtuar ne nje shtet funksional, megjithese ne shume drejtime jo demokraci perfekte, Shqiperia ka pershkuar nje rruge te gjate.
Ekonomia, e cila ka vuajtur pas disa skemave investimesh piramidale qe falimentuan dhe shkaktuan revolten e 1997, ka shenuar nje rritje te forte, me GDP-ne pothuajse te dyfishuar. Si nje shenje prosperiteti te paimagjinueshem me pare, resortet bregdetare kane rritur me shpejtesi kufijte e tyre me zhvillimin e vrullshem te shtepive te dyta dhe apartamenteve me qira.
Tirana mund te jete duke trokitur ne porten e NATO-s, por per te fituar hyrjen ne BE mbase do te duhen edhe 10 vjet te tjera. Per te arritur standardet e kerkuara nga Brukseli dhe per te terhequr me shume investime te huaja, Shqiperia ka nevoje per te rregulluar 5 elementet e sistemit te saj politik dhe ekonomik.
Qeveria duhet te luftoje korrupsionin nga koka. Ai eshte fatkeqesia per cdo jete shqiptari. Vendi eshte renditur ne vendin e 105 ne Indeksin e Perceptimit te Korrupsionit te Transparency International, shume me poshte sesa ish-vendet e tjera komuniste te Ballkanit. Megjithese Kryeministri Sali Berisha u rikthye ne pushtet ne 2005 me premtimin per te bere luften kunder korrupsionit "Prioritetin numer 1", perparimet jane me te vogla sesa premtimet. Emerimi i nje prokurori te Pergjithshem energjik, Ina Rama, ne fund te vitit te kaluar, tregon se po pervijohet nje menyre me serioze veprimi. Nje marreveshje e fundit midis partive politike per te vendosur nje shqyrtim me te kujdesshem mbi gjykatesit mund te inkurajoje sistemin gjyqesor qe te luftoje korrupsionin me nje force me te madhe.
Reforma elektorale eshte e pashmangshme. Prej rrezimit te diktatures staliniste dhe mbajtjes se zgjedhjeve shumepartiake ne 1991, nuk eshte mbajtur asnje lloj procesi elektoral qe te jete gjykuar plotesisht i drejte dhe i lire nga vezhguesit nderkombetare. Me te fundit, zgjedhjet vendore te vitit te kaluar, ishin pershkruar si nje "mundesi e humbur".
Partia Demokratike e qendres se djathte e z.Berisha dhe partia kryesore e opozites, socialistet, kane arritur nje marreveshje mbi nje sistem te ri qe duhet te sjelle nje reflektim me te kujdesshem te deshirave te votuesve sesa marreveshjet aktuale komplekse, te cilat nxisin nje votim gjeresisht taktik. Partite e vogla jane duke e kundershtuar marreveshjen, pasi frikesohen se influenca e tyre do te bjere, por kjo ka shume te ngjare qe te jete kapercyer. Reforma e planifikuar eshte shenje e nje raporti me shume bashkepunues midis qeverise Berisha dhe socialisteve te Edi Rames qe duhet ta beje modernizimin me te lehte.
Prej katastrofes ne depon e municioneve, z.Rama ka bere thirrje per doreheqjen e z.Berisha, duke fajesuar qeverine se kishte deshtuar ne sigurimin e nje vemendjeje me te madhe. Standardet e administrates shteterore kane gjithashtu nevoje qe te permiresohen per te siguruar qe te plotesojne standardet e BE-se. Listat elektorale kane qene dukshem te pabesueshme.
Kapaciteti i vogel administrative pengon gjithashtu bizneset dhe fusha te tjera te jetes. Shqiperise i mungon nje sherbim i forte civil ose nje strukture karriere atraktive per punonjesit publik. Rezultati eshte mungesa e efikasitetit dhe vonesat. Mund te duhet deri ne 1 vit per te pasur nje certifikim mbi autenticitetin e nje diplome te marre ne nje universitet te huaja nga ana e Ministrise se Arsimit, ndersa autoritetet shpesh here mbyllin syte perballe diplomave false.
Duke bere me shume perpjekje per te luftuar korrupsionin, permiresuar administraten dhe futjen e nje transparence me te madhe, jo me pak ne sistemin elektoral, do te ndihmoje ne krijimin e nje ambienti me te favorshem per biznesin.
Por eshte gjithashtu esenciale qe te permiresohet furnizimi me energji elektrike dhe sistemi rrugor. Nderprerjet e vazhdueshme te energjise elektrike, nje rrjet elektrik i vjetruar dhe nje rritje ne kerkese nga nje popullsi gjithnje e me shume kerkuese jane nje pengese serioze per perparimin ekonomik. Vleresimet e FMN-se tregojne se nderprerjet e energjise kane ulur me 1% rritjen vjetore te GDP-se se vendit.
"Nese Shqiperia deshiron te zhvilloje turizmit, per momentin, ajo ka nevoje te permiresoje rruget dhe te siguroje aksesin ne ujin e paster dhe energjine", thote Peter Sanfey, i BERZH-it. Privatizimet e planifikuara tregojne drejtimin ne te cilin Shqiperia ka nevoje te levize. Megjithate, perpara zgjedhjeve te vitit te ardhshem, qeveria mund te jete joshur per te grumbulluar sa me shume te ardhura. Kjo do te bente qe perfitimet nga privatizimi do te ishin shume me te kufizuara sesa duhej te ishin. Gjithsesi, Shqiperia nuk mund t'ia lejoje vetes qe te humbase kohe. Tirana duhet te marre nje angazhim te qarte per reforma te metejshme praktike per te siguruar marrjen e statusit te vendit kandidat te BE-se ne vitet e ardhshme.
"THE FINANCIAL TIMES"