E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Nishanit, Rama takon edhe kryprokurorin Llalla

Pas Presidencës, kreu i socialistëve dhe Kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama i eshte  drejtuar  mbrëmjen e sotme institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, ku po zhvillon një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Takimi ka nisur  në orën 18:00 në ambjentet e orgait të akuzës.

Gjatë ditës Rama pati një takim me Presidentin Nishani, takim të cilin nuk nguroi ta quante pozitiv. Ne nje postim ne profilin e tij ne Twitter, kryesocialisti tha se eshte biseduar per bashkepunimin institucional dhe tranzicionin e qete te pushtetit.

Me Presidentin e Republikes per tematiken e bashkepunimit institucional e te tranzicionit te pushtetit pa probleme te reja. Takim pozitiv- shkruan Rama.

Takimi mes tyre u mbajt ne Presidence për rreth 30 minuta, jashtë syrit të medias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›