E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Rusisë, UEFA gjobë Gjermanisë e Portugalisë

Pas Rusisë, UEFA njofton se ka gjobitur Gjermaninë me 10 mijë euro, pasi tifozët e saj hodhën fishekzjarre në fushë gjatë ndeshjes me Portugalinë.

Ndërkaq Portugalia u gjobit me 5 mijë euro për shkak se u vonua të dilte në terren nëpjesën e dytë të ndeshjes së Grupit B në Lviv.

Gjermania e fitoi atë ndeshje me rezultat 1-0.

Gjoba e shqiptuar kundër Federatës Gjermane duket e vogël në krahasim me atë që iu shqiptua Federatës Ruse të Futbollit, 120 mijë euro, për shkak të incidenteve me fishekzjarre dhe përleshjeve të shktuara nga tifozët rusë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›