Sneijder u kërkon falje tifozëve

esley Sneijder u ka kërkuar falje tifozëve të Holandës pasi skuadra e tij u mposht 2-1 nga Gjermania në ndeshjen e dytë të Euro 2012. “I kërkoj falje çdokujt për gjithçka. Kjo është shumë e rëndë. Ne nuk e kemi parashikuar këtë. Ka një ndjenjë se ne i lejuam gjermanët të fitojnë”, ka thënë Sneijder për De Telegraaf.
“Ishte vështirë. Ne tani kemi humbur dy herë, por ende kemi një shans. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë”.
“Në fakt kam menduar se jemi jashtë. Nuk kam menduar shumë për skenarin si qëndron tani. Kam kuptuar se nëse ne mposhtim Portugalinë, ende kemi një shans. Ne duhet ta bëjmë këtë”, ka thënë Sneijder.