E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas SHBA, ministri i Jashtëm i Estonisë bën thirrje për ndalimin e TikTok edhe në Europë

Ministri i Jashtëm estonez, Margus Cakna ka bërë thirrje për shqyrtimin e ndalimit të TikTok në Europë pasi rrjeti social u ndalua në SHBA.

Cakna ka shkruar në platformën X se TikTok ka përhapur dezinformata vitet e fundit dhe siç ka deklaruar ai është një platformë “për manipulim elektoral”.

“Përveç kësaj, dihet se mbledhja e tij masive e të dhënave përbën një rrezik serioz për sigurinë. Ndalimi i TikTok duhet të merret parasysh edhe në Evropë,” tha Cakna.

Aplikacioni TikTok, në pronësi të kompanisë kineze Bytdance, pezulloi operacionet për përdoruesit në SHBA të shtunën vonë, përpara se ndalimi i rrjetit social në Amerikë të hynte në fuqi sot.

TikTok është zhdukur nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google, raportoi Reuters.

“Ligji për ndalimin e TikTok është miratuar në SHBA. Fatkeqësisht, kjo do të thotë që ju nuk mund të përdorni TikTok për momentin.

Ne jemi të lumtur që (presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald) Trump ka treguar se do të punojë me ne për një zgjidhje për të rikthyer TikTok kur të marrë detyrën”, thuhet në mesazhin në aplikacion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›