E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Tiranës, ministri gjerman Vestervelle vizitë në Shkup

23-02-2013 / Gazeta 55

Apel politikës për zgjidhjen e situatës

Pas Tiranës ministri i jashtëm gjerman Vestervele ka vizituar Shkupin, ku në takimet me përfaqësues të lartë shtetëror i ka bërë thirrje politikës të gjejnë zgjidhje për krizën politike duke treguar gatishmëri për kompromis dhe të mbrojnë interesat shtetërore. Vestervele ka theksuar se Gjermania i jep mbështetje të plotë Maqedonisë në procesin e integrimit euroatlantik, por Maqedonia duhet të përmbushë vlerat evropiane Ministri i jashtëm maqedonas Popovski ka kërkuar që edhe vendet anëtare të BE-së të respektojnë këto vlera. Vestervele ka apeluar që faktorët politikë të kenë parasysh interesin kombëtar dhe të tregojnë gatishmëri për kompromis dhe fleksibilitet për tejkalim të situatës. Vestervele në Shkup është takuar edhe presidentin e shtetit George Ivanov, me zëvendëskryeministrin për eurointegrime Fatmir Besimi dhe liderin e opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski. Mediat e këtushme kanë njoftuar se Vestervele ka kërkuar takim edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, mirëpo është refuzuar me arsyetimin se kryeministri ka pasur aktiviteteve të caktuara më herët. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›