E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pas Vorës, përfundon procesi i numërimit edhe për Bashkinë e Rrogozhinës

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Rrogozhinës. Edision Memolla i PS-së, do të jetë kryetar i ri i kësaj bashkie pasi mori 5438 vota.

Kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi ka marrë 1966 vota, ndërsa Hekuran Xhani i “Shtëpisë së Lirisë” ka marrë 1550 vota.

Mbrëmjen e djeshme, u shpall edhe rezultati i Vorës, ku Blerim Shera mori 7530 vota nga 11 mijë 96 votues. Lulzim Vrana mori 2589 vota,  Ymer Marku 687 vota. 290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedhjes asnjë kandidat.

Në zgjedhjet e zhvilluara për Bashkinë e Vorës, identifikimi, votimi dhe numërimi i votave u bë në mënyrë elektronike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›