E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas arit, në Afganistan gjendet edhe nafta

Kabul, 15 gusht - Nëntoka afgane nxjerr në dritë gjithmonë e më shumë pasuri. Pas zbulimit të zonës së pasur më minerale, që kap vlerën e 3 triliardë dollarëve, në veri të këtij vendi aziatik të njohur për kultivimin e drogës, është zbuluar edhe një sasi e madhe e rezervave të naftës.
 
Lajmi është bërë publik nga zëdhënësi i Ministrisë së Minierave në Kabul, sipas të cilit zbulimi është bërë mes provincave veriore të Balkh dhe Shiberghanit nga kërkues afganë, të ndihmuar nga disa të huaj.

“Nëntoka në atë zonë mendohet se ka mbi 1.8 miliard fuçi nafte, por besoj se ka akoma më shumë nga ajo që ne parashikojmë”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Minierave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›