Shkencëtari rus mohon të ketë spiunuar për Perëndimin

Shkencëtari atomik rus, Igor Sutyagin tha se ai “kurrë” nuk kishte spiunuar për Perëndimin.
Ai ishte njëri nga njerëzit e përfshirë në këmbimin e spiunëve ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, muajin e kaluar.
Sutyagin, specialist për armatim bërthamor, i tha Radios Evropa e Lirë, se zyrtarët shumë herë i kanë bërë presion atij për ta nënshkruar një dokument se është fajtor.
Ai pretendon se zyrtarët i kanë thënë atij se autoritetet e larta e kishin parë se kanë bërë gabim duke e burgosur atë dhe se po përpiqeshin ta gjenin mënyrën për ta liruar, por pa e humbur fytyrën.
Përfundimisht ai e kishte nënshkruar pranimin e fajit dhe ishte njëri nga katër spiunët e dyshuar perëndimorë, që u shkëmbyen në aeroportin e Vjenës, për 10 spiunët e akuzuar rusë, që ishin mbajtur në SHBA.