E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas dy muaj heshtje PD apel serish kreut Rama

Partia Demokratike i bëri thirrje kryetarit Rama të bëjë transparencën e plotë të aferave personale dhe familjare
“Z. Rama të mos harrojë se heshtja flet më shume se cdo gjë tjeter! Heshtja juaj dy mujore Z. Rama, akuzon se “pallati në pajë” është ndërtuar me paratë e gjobave tuaja, vënë ndërtuesve të Tiranës për të cilat, Ju jeni akuzuar publikisht. Heshtja juaj dy mujore ju akuzon se paratë e “pallatit në pajë” që ti nuk guxon të zbardhësh origjinën e tyre mund të jenë para trafiqesh kriminale të bandave me të cilat ti ke qeverisur Tiranen! Po kështu, trualli  me 2 dollarë i bamirësit tënd ju akuzon  Z.Rama për fshehjen e çmimit të vërtetë me të cilin e keni  blerë atë,  kjo vetëm e vetëm për të fshehur origjinën e vërtetë të parave. Ju rikujtojmë që flitet se trualli është blerë me shpërblim”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi. 
Duke kërkuar transparencë për qytetarët selia blu i kujtoi Ramës se “këto afera nuk do mund ti ndryshoni dot në kompjuterin e vjedhur të Erion  Velisë!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›