Rendi i dites dhe vrasja e Kryekomisarit Lamaj perplasin PD e PS ne seance

Kalendari i i punimeve tre javore në Kuvend si dhe publikimi i fotove të krerëve më të lartë të Policisë së Shtetit me të akuzuarin kryesor për vrasje ka sjellë përplasje mes pozitës dhe opozitës.
Seanca e sotme parlamentare nisi me një kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. “Të privatizosh katër HEC-e dhe të mos lësh as kohën më minimale proceduriale të shpejtosh ditët e pushimit të avancosh dhe seancën parlamentare, mbi të gjitha të shkelësh dhe rregulloren e Kuvendit, nuk mund të futen në kalendar projekt ligjet pa kaluar nga dita e paraqitjes në parlament. Publiku shqiptar duhet ta kuptojë se ç’është kjo emergjencë, ç’është kjo emergjencë për llotarinë. Të hiqen nga kalendari i javës që vjen”, vuri në dukje Ruçi.
Ndërkohë që nje debat i ashper dhe me fjalë fyese mes kryeparlamentares Topalli dhe deputetit te PS Balla, erdhi pasi ky i fundit kërkoi nga foltorja e Kuvendit që parlamentarët të mbajnë 1 minutë heshtje për jetën e humbur të ish-shefit Dritan Lamaj i ekzekutuar pak ditë më parë.
E latë pa mbrojtje, kërkoni të falur, -tha Balla, i cili ka marrë dhe reagimin e Kryetares së Kuvendit. “Unë përkulem përpara çdo polici që ka dhënë jetën për sigurinë e qetësinë. Ti nuk ke lënë gur pa hedhur e konferencë pa dalë kundra tij, kërko falje. Të të vijë turp, ku e çon fytyrën ti, po ku ke fytyrë ti. E di si thonë në zonën tënde, po të ishe më i mirë do kishe turpëru dhe babën tënd. Po të luash me vdekjen, qofshi ju. Jemi qenie njerëzore dhe keni dhembje. Nuk keni lënë gjë pa bërë kundër tij. Je jashtë teme. Nëse do flasësh jashtë teme ulu, nëse doni të flisni për temën flisni”, u shpreh Topllai.
Por kësaj deklarate i erdhi dhe kundëpërgjigjia e deputetit socialist. “Mirë unë po e shkelkam rregulloren po ti me çfarë rregullore ke të drejtë të më presësh fjalën. O manushaqe, pusho moj pusho. Unë nuk jam hipokrit, unë nuk mund të sillem dhe të komportohem me këtë sjelle të parlamentit sot, pikë së pari të kërkova ty, që të nisim Kuvendin për 1 minutë heshtje për komisarin e vrarë dhe kërkova të di pse Noka nuk kërkon shkarkimin e katër barkderrat”, tha Balla.
Deputetët nuk do të pushojnë në fundjavë.
Mazhoranca ka kërkuar në konferencën e kryetarëve punë të pandërprerë për të miratuar të hënën në një seancë plenare, privatizimin e katër hidrocentraleve bistrica një dhe dy, Ulzën dhe Shkopetin, si dhe lotarinë kombëtare.
Opozita tha se po shkelet Rregullorja e Kuvendit për të grabitur pasurinë kombëtare.
Në kalendar është parashikuar dhe nisma për referendumin për tre ligjet e integrimit. Ruçi tha se nisma nuk është dorëzuar ende, por kryetarja e Kuvendit dëshmoi të kundërtën.
Në debat nërhyri kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat. Patozi kërkoi një vend në rendin e ditës të së hënës edhe për ligjin e medias, i cili pas 6 vitesh punë ka përfunduar.
Pas gjithë debateve kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit u miratua vetëm me 68 votat e shumicës.