Pas dy vjet izolimi, Zelanda e Re prezanton planin për rihapje të kufijve

Zelanda e Re ka prezantuar planin për rihapje të kufijve, pas më shumë se 2 vitesh izolim të plotë.
Kryeministrja Jacinda Ardern tha se “Qytetarët e vaksinuar që janë në Australi do të mund të shkojnë në shtëpi nga 27 shkurti, ndërsa shtetasit e vendeve tjera do të mund të hyjnë në Zelandë të Re nga 13 marsi”
Shtetasit që hyjnë në Zelandë e re do të duhen të vetizolohen për 10 ditë.
Zelanda e Re me pesë milionë banorë ka regjistruar gjatë kësaj periudhe vetëm 54 viktima dhe rreth 17,000 raste të infektimit me Covid-19.