E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tensionet e ngritura, Erdogan në Ukrainë, kancelari gjerman pritet të vizitojë Moskën

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë, këtë të enjte, Ukrainën, ku do të takohet me homologun e tij Volodymyr Zelensky. Kjo vizitë vjen pasi Kievi “vendosi” Turqinë si ndërmjetëse për të zvogëluar tensionet me Rusinë.

Turqia ka bërë të qartë do të bëjë atë që është e nevojshme si anëtare e NATO-s, edhe pse ka marrëdhënie të mira me Kievin si edhe Moskën. Udhëtimi i Erdogan vjen pas vizitave të krerëve të anëtarëve të NATO-s, Britanisë, Polonisë dhe Holandës në Kiev për të ndihmuar në uljen e tensioneve Rusi-Ukrainë .

Ndërkohë, edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz do të vizitojë së shpejti Moskën, ku pritet që gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, do të diskutojë çështjen e Ukrainës.

“Vizita është planifikuar dhe do të ndodhë së shpejti. Gjermania, me të gjithë partnerët e saj në BE, është e angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet për të zgjidhur krizën e Ukrainës“,- tha Scholz për transmetuesin publik gjerman ZDF.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›