Pas eksperiencës me Teutën, Kuro ribashkohet me Martinin tek Vllaznia

Aleksandër Kuro është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë. 31-vjeçari rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës me Florianën në Maltë.
Kuro, i cili ka firmosur me klubin shkodran një kontratë 1-vjeçare, është transferuar në Shkodër pas kërkesës së trajnerit Martini, i cili e njeh mirë nga eksperienca e mëparshme me Teutën.
Kështu tjetër dëshirë e trajnerit konkretizohet pas prezantimit të Krujës. Kuro i ka fituar ndërkohë të gjithë trofetë në Shqipëri.