E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëri-Serbi/ Stojkoviç i trembet Shqipërisë, nuk eksperimenton me formacionin

Komisari teknik i Serbisë, Dragan Stojkoviç, në bazë të zgjedhjeve të bëra sa i përket formacionit kërkon të evitojë surprizat duke hedhur në fushë një formacion të kolauduar.

Të besuarit e Stojkoviç do të rreshtohen me skemën 4-3-3. Në portë nga minuta e parë pritet Đorđe Petroviç, i cili i merr venin Predrag Rajkoviç (i dëmtuar).

Erakoviç , Milenkoviç dhe Pavloviç do të formojnë treshen e mbrojtjes. Në mesfushë Živkoviç dhe Terziç do të luajnë nga krhaët ndërsa në mes do të aktivizohen Lukiç dhe Nemanja Maksimoviç.

Sa i përket repartit të sulmit, Lazar Samardxhiç  do të operojë pas dyshes të formuar nga Mitroviç dhe Vlahoviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›