E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas fjalimit, kryeministri Rama takon këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës

Pas mbylljes së fjalimit të tij me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në “Sheshin Skënderbej”, rreth orës 17:45, kryeministri Edi Rama iu drejtua institucionit, pasi më herët ishte paralajmëruar edhe një takim në godinë me këshilltarët e majtë.

Ky takim nuk ka zgjatur më shumë se njëçerek ore dhe ka qenë i shkurtër. Rama u pa teksa dilte nga Bashkia rreth orës 18:00.

Mbetet i panjohur fjalimi dhe këshillat që kryeministri u ka dhënë drejtuesve dhe këshilltarëve të majtë në institucion.

Ai u pa teksa dilte dhe përshëndetej me drejtuesit e Bashkisë, para se të hipte në makinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›