Pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump konfirmon takimin me zyrtarët iranianë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe ata të Iranit janë takuar gjatë ditës së martë. Ky takim ka ndodhur menjëherë pasi ai lëshoi një kërcënim gjatë fjalimit të tij në Asambletë e Përgjithshme të OKB-së, ku u shpreh se mund ta “shkatërrojë” Republikën Islamike nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës afro shtatëmujore.
Duke folur para gazetarëve, Presidenti Trump konfirmoi zhvillimin e këtij takimi, megjithatë nuk ka dhënë shumë detaje rreth bisedimeve që janë zhvilluar mes palëve.
/rtsh.al/