E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas heshtjes se Edvin Leprit per 20 perqindeshin po perballemi edhe me heshtjen e institucioneve per zbardhjen e vjedhjes

20-10-2010 / Gazeta 55

Deklarata e plote per shtyp e deputetit te PD Gert Bogdani


Tashme u be nje kohe e gjate qe nga shperthimi i skandalit te 20 perqindeshit qe ka ne qender perfitimet qindramilioneshe te Edi Rames dhe te sekserit te tij ne projektin e Liqenit. I kapuri me karrota ne duar po hesht si Lepri sepse ai me mire se kushdo tjeter e di se cfare fshihet pas kesaj afere te madhe korrupsioni. Ai nuk pranon te jape shpjegime per ate qe eshte tashme ne syte e te gjithe qytetareve te Tiranes nderkohe qe eshte i akuzuari i madh.


Por me e rende se heshtja e Edi Rames eshte fakti se organet e specializuara nuk po veprojne per ta zbardhur ceshtjen. Prokuroria nuk mund te beje te paditurin sa kohe qe jane ne driten e diellit si kontrata 20 perqindeshe me firmen dhe pjesen e Leprit ashtu dhe projekti me godina 35 kateshe tek parku i Liqenit.


Si perfaqesues i qytetareve te Tiranes kerkoj hetimin e shpejte te kesaj ceshtjeje dhe daljen pa vonese para drejtesise te autoreve te saj. Ky eshte minimumi qe mund te beje institucioni i akuzes ne respekt te detyrimit te vet kushtetues te ligjeve te vendit dhe te interesit me te mire te qytetareve shqiptare.


Eumlshte koha qe kampionet e korrupsionit ne kontinent te japin llogari per qindra milione euro te pista dhe per filozofine e shemtuar te 20 perqindeshit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›