Presidenti i BE-se Rompuy Shqiperia nje hap larg heqjes se vizave- inkurajoj reformat per integrimin

Brukseli konfirmon permes presidentit te Unionit Herman Van Rompuy vendimin per vizat i cili pritet te merret ne 7 Nentor nga Keshilli i Ministrave te Brendshem ndersa inkurajon vazhdimin e kursit te reformave per integrimin
Ne viziten e tij te pare ne Tirane presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy deklaroi se Shqiperia eshte prane marrjes se vendimit per heqjen e vizave me vendet e Schengenit. Deklarim qe pasoi takimin e perbashket me kreun e qeverise shqiptare Sali Berisha. Per kryeministrin Sali Berisha qeveria qe drejton do te synoje forcimin e kritereve edhe pas liberalizimit. Ne kete fokus sheh dhe integrimin europian si proces bazuar ne merite. Liberalizimi i vizave eshte vetem nje hap nga realizimi dhe jam i sigurt se ky liberalizim do te vije se shpejti. Progresi drejt anetaresimit do te jete nje vlere e pacmuar per te thithur investimet e ulur papunesine. Mesazhi nuk eshte vetem rajonal ndersa inkurajimi eshte per te vazhduar perpara me projektet per reforma. Shqiperia gjate 20 viteve ka bere progres te vazhdueshme pasi tashme eshte vend anetar i NATO-s dhe po ashtu ka hyre marreveshja e stabilizim asociimit me BE-ne dhe se shpejti KE-ja do te sjelle nje autorizim per hyrjen e Shqiperise ne BE e ndersa opinioni ka per te qene i drejte dhe objektiv. Eumlshte ky opinion i cili do te pasqyroje situaten ne vend. Axhenda e demokracise do te mbetet nje projekt ne te ardhmen- u shpreh presidenti i BE-se Herman Van Rompuy. Gjate ketij takimi kryeministri Berisha e ka njohur presidentin e Keshillin Europian me perpjekjet e qeverise dhe reformat e gjithanshme pasi liberalizimi i vizave eshte nje vendim i cili ridimensionon lirine e shqiptareve. Berisha duke e cilesuar si nje projekt enderr dhe me i rendesishmi ne kete shekull projektin per integrimin ne BE shtoi se kete fakt Shqiperia e merr si nje pergjegjesi. Ne jemi ne prag te raportit te KE-se ne traditen e te gjitha raporteve jane kthyer ne nje raport per qeverine shqiptare dhe kerkesat per reforma te metejshme qe vendi te behet gati per ne BE- vuri ne dukje kreu i qeverise shqiptare. Vizita ne Tirane e Presidentit te Keshillit Europian Herman Van Rompuy vjen ne kuader te nje turi rajonal. Z. Rompuy tha se unioni mbeshtet fort perspektiven europiane te Ballkanit Perendimor. Mbeshtetje qe perkthehet ne shifra 2 miliarde euro per periudhen 2010-2012 per rajonin. Por presidenti i BE-se u ndal dhe tek mesazhi i posacem per Shqiperine ne prag dhe te opinionit per statusin e vendit kandidat. Kryeministri i Shqiperise e cilesoi viziten e presidentit te BE-se historike por ky i fundit tha se nen kete fryme duhet pare ne fakt ecuria e Shqiperise gjate ketyre viteve. Gjate takimit u diskutuan edhe ceshtje rajonale ne kete kuader presidenti i BE-se vleresoi rolin konstruktiv te Shqiperise ne keto zhvillime.
...