Pas humbjes Merkel nuk mban dot lotët, jep lamtumirën

Dje ishte një natë e vështirë për Angela Merkel. Kamerat kanë filmuar kancelaren gjermane ditën e sotme e dëshpëruar për rezultatin humbës në zgjedhjet e së dielës. Ajo mori pjesë në zgjedhjet e djeshme në selinë e Unionit të Krishterë (Konraus Adenauer Hause) në Berlin së bashku me zyrtarë të tjerë të partisë. Merkel me sa duket e ka pasur të vështirë për të mbajtur lotët. Kancelarja në largim mbante një maskë të zezë dhe ishte e vështirë të shihej fytyra e saj e njomur me lot.