E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas komplotit iranian autoritetet paralajmerojne amerikanet

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se komploti i dyshuar i mbeshtetur nga Irani per vrasjen e ambasadorit saudit ne Shtetet e Bashkuara perben nje shkallezim te rrezikshem te mbeshtetjes nga Teherani te terrorizmit. Sekretarja Klinton i beri keto komente sot nje dite pasi departamenti amerikan i drejtesise ngriti akuza ndaj dy personave per kete komplot. Nderkohe Departamenti amerikan i Shtetit ka leshuar nje paralajmerim per amerikanet ne mbare boten qe te tregohen te kujdesshem per veprimet te mundshme anti-amerikane pas zhvillimeve te 24 oreve te fundit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka leshuar nje paralajmerim per amerikanet ne mbare boten qe te tregohen te kujdesshem per veprimet te mundshme anti-amerikane pas akuzave te ngritura ndaj dy iranianeve se me mbeshtetjen e Teheranit po hartonin plane per vrasjen e ambasadorit te Arabise Saudite ne Shtetet e Bashkuara.

Prokurori i Pergjithshem i Shteteve te Bashkuara Eric Holder beri te njohur se dy iraniane jane akuzuar per komplot per vrasje me pagese me porosi te qarqeve te caktuara ne qeverine e Teheranit.

Akt-akuza thote se ky komplot u ideua u mbeshtet dhe u drejtua nga Irani dhe se ai perben nje shkelje flagrante te ligjit amerikan dhe atij nderkombetar perfshire nje konvente te vecante e cila mbron diplomatet.

Ne aktpadi thuhet se dy iranianet shpresonin te vrisnin ambasadorin saudit ne Shtetet e Bashkuara Adel al-Xhubeir duke hedhur nje bombe ne nje restorant ne Washington. Zyrtaret amerikane thone se te dy te pandehurit kishin diskutuar edhe per komplote te tjera me objektiv ambasadat saudite dhe izraelite ne Washington.

Zyrtaret e identifikuan njerin nga te dyshuarit si Mansor Arbabsiar me pashaporte iraniane dhe amerikane i cili u arrestua ne aeroportin Xhon F. Kenedi te Nju Jorkut muajin e kaluar. Autoritetet thane se i dyshuari i dyte Gholam Shakuri eshte anetar i forcave Kud ne Iran qe jane pjese e Gardes Revolucionare.

Shtetet e Bashkuara thone se Garda Revolucionare eshte perfshire ne komplote ne mbare boten dhe se Gholam Shakuri vazhdon te jete i lire.

Prokurori i Pergjithshem Erik Holder tha se Mansor Arbabsiar e ka pranuar perfshirjen ne komplot dhe ka dhene informacione te vlefshme mbi rolin e qeverise iraniane ne planifikimin e komplotit.

Pervecse i mbajne pergjegjes keta individe per rolin e tyre ne komplot SHBA jane te perkushtuara per ta mbajtur edhe Iranin pergjegjes per veprimet e tij.

Nje zedhenes i Presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad i mohoi keto akuza duke i cilesuar ato te pabaza. Qeveria amerikane beri te njohura sanksione te reja kunder dy te akuzuarve dhe ndaj iranianeve te tjere per te cilet ajo thote se kane patur lidhje me komplotin.

Ne Iran jane ne pushtet njerez me mendje te cmendura dhe ky nuk eshte nje lajm aspak i mire.

Patricl Clawson eshte ekspert per Iranin ne Institutin e Politikave per Lindjen e Aferme ne Washington.

Ne se eshte i vertete fakti qe iraninet po kerkonin te gjenin vrases ne Meksike kunder nje zyrtari te shquar saudit nje numer me i madh qeverish ne mbare boten do ti kushtojne me teper vemendje kur zyrtaret amerikane thone se i duhet kushtuar me teper rendesi aktiviteve te paligjshme iraniane.

Analiste te tjere si Anthony Cordesman i Qendres per Studime Strategjike dhe Nderkombetare thote se duhet kujdes.

Ajo qe dime eshte se ky eshte nje operacion ku eshte perfshire te pakten nje zyrtar i qeverise iraniane. Mendoj se duhet te tregohemi pak te duruar. shte e thjeshte te flasesh para fakteve por kjo eshte njekohesisht shume e rrezikshme.

Mansur Arbabasar u paraqit dje ne nje gjykate te Manhatenit. Ai do te mbahet i izoluar dhe do tI jepet nje avokat publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›