Marredheniet SHBA-Rusi nuk ka gjasa te demtohen nga presidenca e Putinit

Presidenti rus Dmitri Medvedev do te kembeje postet vitin e ardhshem me kryeministrin Vladimir Putin. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Andre de Nesnera analizon ndikimin qe mund te kete ky ndryshim tek marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise.
Analistet politike te ceshtjeve ruse thone se nuk ishte befasi qe Vladimir Putini vendosi te kandidoje per president ne zgjedhjet e vitit te ardhshem per te zevendesuar Dmitri Medvedevin qe pritet te behet kryeminister ne qeverine e re. Analistet thone se zoti Putin e ka te garantuar fitoren sepse opozita politike eshte izoluar dhe udheheqja ruse kontrollon pjesen me te madhe te medias.
Keto zhvillime kane bere qe te lindin pyetje lidhur me ndikimin qe qe presidenca e re e Putinit do te kete tek marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise. Zedhenesi i Departamentit te Shtetit Mark Toner jep kete vleresim.
Ajo qe ka rendesi eshte se vendimi se cili do te jete presidenti i ardhshem i Rusise i takon popullit rus. Ne nga ana jone do te punojme me cilindo President te ardhshem sepse ne besojme qe eshte ne interesin e perbashket te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise si edhe te botes qe ne te punojme se bashku.
Shume analiste thone se marredheniet mes Uashingtonit dhe Moskes jane te mira krahasuar me vitin 2008 kur Rusia hyri ne nje lufte te shkurter me Gjeorgjine. Qe atehere nen presidencen e Medvedevit Uashingtoni dhe Moska kane nenshkruar nje marreveshje te rendesishme per kontrollin e armeve dhe bashkepunimi eshte rritur per ceshtje si Afganistani Irani dhe Libia.
Robert Legvold nje ekspert i ceshtjeve ruse ne Universitetin Columbia thote se marredheniet SHBA-Rusi po perparojne ngadale.
Por nga ana tjeter eshte edhe shume e brishte. Nuk eshte e garantuar qe perparimi do te vazhdoje. Mund te ndalet nga rrjedha e ngjarjeve ndaj te cilave njera nga palet ose te dyja mund te reagojne ne menyre te ekzagjeruar ose ndoshta vete ngjarjet mund te justifikojne nje reagim te ashper.
Legvold thote se kjo marredhenie mund te ndikohet nga rezultati i zgjedhjeve ne Shtetet e Bashkuara.
Rezultati i zgjedhjeve ne Rusi eshte i ditur. Ne Uashington ne administraten e Presidentit Obama pritet qe te kete vazhdimesi ne politiken e Rusise vazhdimesi qe rrjedh nga zgjedhjet e marsit. Por mendoj se eshte shume e veshtire qe te parashikohet nese do te kete vazhdimesi ne zgjedhjet e 2012-es ne Shtetet e Bashkuara.
Shume eksperte jane te nje mendjeje me Legvoldin se nuk do te kete ndonje ndryshim real ne marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise me Vladimir Putinin ne postin e Presidentit.
Methju Rojanski ne Fondacionin Carnegie per Paqen thote se edhe si kryeminister zoti Putin nese nuk merrte vendimet per gjithcka te pakten miratonte vendimet kyce te lidhura me marredheniet me Shtetet e Bashkuara.
Per shembull nuk mendoj se do te kete terheqje nga marreveshja e re START as nga bashkepunimi per Afganistanin. Rezoluta e OKB-se per Libine qe Rusia nuk e bllokoi ishte nje vendim i veshtire dhe Putini pa dyshim qe ka pasur rezerva te cilat i ka shprehur. Por eshte e qarte qe ai arriti nje konsensus me Medvedevin per kete pike. Te dy ata veprojne si nje njesi e vetme.
Rojanski beson se ndonese thelbi i marredhenieve SHBA-Rusi mund te mos ndryshoje toni mund ndryshoje.
Obama ka investuar ne kete marredhenie dhe ishte e kuptueshme. Ishte relativisht e thjeshte per te sepse si ai si Medvedevi kane gjera te ngjashme sepse te dy jane juriste i terheq teknologjia dhe kane nje kendveshtrim globalist. Putin nuk e ka nje gje te tille. Dhe nuk me duket se Putini dhe Obama do ta cojne perpara marredhenien e tyre thjesht me forcen e personalitetit apo interesit tek njeri-tjetri.
Analistet besojne se nje gje eshte e sigurt marredhenia mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise eshte permiresuar me kalimin e viteve dhe thone se nje kthim tek ditet e mbushura me tension te Luftes se Ftohte eshte praktikisht i pamundur.