Arben Malaj kunder audituesit nderkombetar per financat
Kushtetuta e Shqipërisë ngarkon Kontrollin e Lartë të Shtetit për kontrollin e financave të vendit. Eshtë ky mendimi i ish-ministrit të Financave, Arben Malaj, i cili thekson se një auditues i huaj nuk mund të anashkalojë institucionet shqiptare.
Auditimi i financave publike i takon Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe jo të huajve.
Ish-ministri I Financave, Arben Malaj, thekson se nuk mund të anashkalohen institucionet shqiptare ndaj dhe del kundër kryesocialistit Rama mbi idenë e një audituesi ndërkombëtar.
Një ditë pasi Asambleja e PS I dha postin e tij në Kryesi Taulant Ballës, Malaj thekson se është larguar vetë nga strukturat drejtuese, por do të vazhdojë të japë kontributin e tij si socialist.
Nuk flet për plane konkrete, por Arben Malaj duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga jeta publike, edhe pas përfundimit të mandatit të tij parlamentar.