Pas nxënësve, tani u kërkohet edhe mjekëve të tregojnë se ku e kanë qendrën e votimit
Pas nxënësve të shkollave të Kamzës, tani u ka ardhur radha edhe mjekëve që të tregojnë se ku e kanë qendrën e votimit.
Mjekët, infermieret dhe sanitarët duhet të plotësojnë një dosje me të dhënat e tyre, ku përfshihet edhe pyetja për qendrën e votimit.
Siç raporton Shqip, këto të dhëna janë kërkuar për bluzat e bardha në 10 qendra shëndetësore të Kamzës.
Më përpara ishin fëmijët që u detyruan të tregojnë përpara regjistrimit në shkollë edhe qendrën e votimit të prindërve të tyre.