Russell Crowe ndahet pas 9 vjetësh nga e shoqja (FOTO)
Aktori i njohur 48-vjeçar, Russell Crowe, është ndarë pas 9 vjetësh martese me të shoqen Danielle Spencer. Lajmi pohohet nga ana e mediave australiane. Aktori dhe këngëtarja 43-vjeçare thuhet se ishin ftohur gjatë kohëve të fundit dhe për këtë arsye kanë vendosur të ndahen. Ata kanë dy fëmijë nga martesa e tyre.





