E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas palomitingut, Edi doli daulle e shpuar në Vlorë


“Miting i thënçin, llogje e qyfyre dhe në fund i hidhni dorën në qafë njeri-tjetrit” u thotë Rama të gjithëve në miting, por fakti është se i bie t’i hidhet dora në qafë vajzës së botës... Por kështu urdhëron nga podiumi Edi dhe njerëzit e shkretë bëjnë ç’bëjnë - të rinjtë - sepse plakaria rrinte dhe shihte me zemërim sojsëzin që jepte urdhra prej bandilli që dukej sikur kishte ikur mendsh nga ndonjë dasmëm lebërish, ishte bërë çakërqejf dhe vetëm poturet - shyqyr Zotit të qiejve - që nuk u zbërtheu.
Edi komandonte nga tribuna, herë fillonte e përçapte ligjërata, herë kruante kokën e herë hundën. “Ky ore është kryeministri i ardhshëm? Sa turp!”. I binte tribunës dhe hidhej përpjetë. Një sojli muzikant ciganësh, s’pushonte së rëni veglave. Një plakë që e pa tha: Ore, ç’po më shohin sitë, ky sbën as për roje hoteli, jo më për krieministër. Një i ri ia ktheu: Ai vlen vetëm për një gjë, Dj në një grup. Veç kaq gjë mund të bëjë.
Mitingu iu afrua me turp përfundimit, sa marrosi edhe disa burra labë e me mustaqe, nga ç’dëgjonin e ç’shikonin. Kulmi mbërriti kur ai nisi të hidhej e vërtitej si në kosh të basketbollit. “Miting, pyesnin sy më sy socialistët, apo llogje fshati e aheng që s’ma nxë goja ta them, o kryeministri i mosardhshëm?”.
Bërtit e ulëri, komando e klith, ky miting sharlatan ka qenë turpi i socialistëve të këtij qyteti, që edhe atë pak namuz që kishin, Edi ua hoqi fare me kërkesat: “dëgjo, pusho, ngri duart lart, uli duart poshtë, hidhini duart në qafë njëri-tjetrit... Ç’qyfyre për atë Perëndi, që na bëre”. Ca plaka që i poqa në udhë shkulnin leshrat. I paudhi, shejtani - thoshin, ç’na duhej neve plakaria mitingu edhe kjo na kishte ngelur të hidheshim përpjetë,e ti hidhnim njëra-tjetrës dorën në qafë. Pa le moj korb kemi dëgjuar se ky del lakuriq në ato stere e Spanjës,jo moj jo se i thotë Saliu,këto c’Sali moj e shkretë unë i kam parë  në gazetë, Edi ynë ishte. Është si është ai Saliu, po sbën kështu e të dalë pa rroba, pale të hidhet kështu si ai marri i fshatit që kishim...
Ku janë 1000 faqet e programit/Socialistët e ndershëm kishin ardhur të dëgjonin alternativën e socialistëve. Po Kku janë 1000 faqet e programit? Asgjë për be s’u dëgjua atje, vetëm llogje e bejte fshati. Ku t’i gjejmë 1000 faqet e programit tënd, Edi? Në cilën gjurmë anëtari të birosë politike pive ujë Edi? Me sa mashtrime e shtrove udhën tënde Edi? Ku janë 1000 faqet e programit? Nëse nuk ka 1000 faqe nxirr 900, 800, 700, nxirr ndonjë turrë faqesh në fletë A4 të paktën.
Por në vend të 1000 faqeve program të Edit, socialistët e Vlorës shikuan dhe mësuan se si hidhet dora në qafë me urdhër nga podiumi dhe se si hidhej i pari si kali varvat, me pretendimin për t’u bërë kryeministri i (mos)ardhshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›