Pas protestave, Franca në shtetrrethim! Orë policore në Paris dhe disa qytete të tjera
Franca po përballet me një valë protestash dhe trazirash, që ka detyruar autoritetet të marrin masa të jashtëzakonshme sigurie në disa prej qyteteve kryesore të vendit, raporton BBC.

Në Paris, policia ka njoftuar vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës në zonën e Place de la Republique dhe në hapësirën tregtare Les Halles. Kufizimet parashikojnë ndalimin e lëvizjes në këto zona nga ora 23:00 deri në orën 06:00, sipas orës lokale.
Gjithashtu, në disa pjesë të tjera të qendrës së kryeqytetit është ndaluar zhvillimi i grumbullimeve të paautorizuara.
Masat e sigurisë janë shtrirë edhe në qytete të tjera franceze. Kufizime të pjesshme, që prekin lëvizjen e të rinjve dhe organizimin e tubimeve, janë njoftuar në Marsejë, Bordo, Nicë, Lion, Lilë dhe disa qytete të tjera.
Vendimet vijnë pas një fundjave të tensionuar, gjatë së cilës protestat u shoqëruan me akte dhune dhe dëmtime të pronës.
Pas një mbledhjeje urgjente të zhvilluar të hënën, kryeministri francez deklaroi se kryetarët e bashkive do të kenë mundësinë të vendosin shtetrrethim në zonat ku e konsiderojnë të nevojshme. Ai nuk specifikoi se në cilat qytete do të zbatohen masa të tjera.