Pas refuzimit të Dallëndyshe Bicit, KQZ i jep Plarent Ndrecës mandatin e Ahmetajt

Juristi Plarent Ndreca ka marrë mandatin e deputetit të lënë vakant nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Vendimi u mor nga KQZ në mbledhjen e kësaj të hëne (15 janar), ndërsa betimi i Ndrecës pritet të bëhet në seancën e sotme plenare, që do të nisë në orën 17:00.
Mandati i Arben Ahmetajt do t’i kalojë Plarent Ndrecës, pasi ish-zv.kryeministri mungoi për 6 muaj pa arsye në Kuvend.
Mandati i Ahmetajt do të duhej t’i kalonte kandidates pasardhëse në listë, Dallëndyshe Bicit e cila mban postin e drejtueses së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, por kjo e fundit refuzoi.
/rtsh.al/