E Martë, 3 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore – Oerd Bylykbashi thirrje mazhorancës për konsensus

Kodi i ri zgjedhor bazuar në rekomandimet e OSBE-ODH-IR do të jetë një nga kauzat kryesore në Kuvend, të deputetëve mbështetës së ish-Kryeministrit Sali Berisha si edhe të Kryetarit të Grupit  Parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Oerd Bylykbashi, i cili propozohet nga këta deputetë si bashkëkryetar i opozitës në këtë komision në vend të Enkelejd Alibejat, i bëri thirrje shumicës të reflektojë, për të miratuar një reformë sa më konsesuale mes palëve dhe jo një reformë të njëanshme, sikundër mund të ketë bashkëpunimi i pritshëm, sipas tij i mazhorancës me deputetët e Lulzim Bashës.

Bylykbashi thekson se krahas reformës zgjedhore, opozita do të këmbëngulë për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Ligji i miratuar me votat e mazhorancës për këto komisione, sipas Bylykbashit, i heq opozitës të drejtën e hetimit.

Këto deklarata Bylykbashi i bëri në interes të mediave, gjatë një tryeze në selinë blu, ku u mor në analizë pasojat e shkaktuara në vend sipas panelistëve, nga keqqeverisja.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›