Pas rrahjes se Rihanes, Braun: Nuk mbaj mend asgje per ate nate
Kris Braun ka tronditur gazetaret kur ka thene se nuk i kujtohet se cfare kishte ndodhur ate nate me Rihanen. Kengetari i R&B ka reaguar ne nje interviste me Larry King duke thene "jo" kur u pyet nese i kujtoheshin detajet e ngjarjes se tmerrshme. Braun, i cili eshte shpallur fajtor per sulmin e bere, insiston se nuk eshte e drejte ndaj Rihanes te diskutohen edhe me tej detajet rreth sulmit te cilat nuk do te mund t'i harroj kurre. Per revisten 'People' ai tha: "Ka pasur shume raporte ne internet qe kam deklaruar se nuk me kujtohet cfare ka ndodhur ate nate. Une po provoj t'i rregulloj gjerat tani". Sipas tij, nje interviste 30 sekondeshe ata e kane bere nga nje interviste 1 oreshe, gjate te ciles ata me benin te njejtat pyetje nga kater ose pese here. Ai tha se kur tw degjohet me vemendje mund te kuptohet se nuk prezanton ate cfare ka thene. "Sa here qe pyetesha une u jepja pergjigjet e njejta sepse u thash se nuk eshte e drejte per mua, ne fakt nuk ishte e drejte per Rihanen. Une u pyeta nga ata: 'A e mbani mend ate?' dhe une u thash,'jo'", rrefen Braun. Sipas tij, padyshim se i kujtohet. Ai thotw se edhe nena e tij u ka thene atyre se pas ngjarjes kishte shkuar te ajo dhe i kishte rrefyer gjithcka. Me tej, kengetari sqaron se ende nuk mund ta besoje ate cfare ka ndodhur sepse nuk eshte vetvetja dhe nuk kishte bere asnjehere ndonje gje te tille. "Sic e kam thene shume here, me vjen turp dhe me vjen keq per ate nate, dhe do te doja sikur ta fshija ate moment dhe te ndryshoja gjerat, por nuk mundem. Une marr pergjegjesi per cdo veprim timin. Se cfare duhet te bej tani eshte t'i deshmoj botes se ishte nje aksident dhe se une nuk jam ashtu", rrefen Braun. Nderkohe Kris thote se ndjenjat e tij per Rihanen nuk kane ndryshuar fare, duke thene se: "Une ende e dua".