E Diel, 1 Nëntor 2026

Eagle Mobile: Permbi fitimin kemi vene investimet dhe rritjen



Kompania e telefonise celulare, ka reaguar dje lidhur me perfshirjen e emrit te kesaj kompanie te nje liste te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve si kompani me humbje gjate 3 viteve te fundit, ne situate falimentimi

Kompania e telefonise celulare, Eagle Mobile ka reaguar dje, lidhur me perfshirjen e emrit te kesaj kompanie te nje liste te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve si kompani me humbje gjate 3 viteve te fundit, ne situate falimentimi. Duke patur parasysh rendesine e saj ne treg, pritshmerine e qindra mijera abonenteve dhe duke dashur te sqaroje opinionin publik dhe autoritetet shteterore, Eagle Mobile thote se kjo kompani nuk i perket ne asnje menyre kesaj kategorie dhe se perfshirja ne kete liste eshte e gabuar.

Kurse sqaron: "Calik Holding e ka blere Albtelecom me dt 16.06.2007, kontrata e cila u ratifikua me ligjin nr. 9785 te dates 19.7.2007 (me emer: Per ratifikimin e kontrates per blerjen e aksioneve te shoqerise anonime "Albtelecom"). Eagle Mobile nuk kishte aktivitetet tregtar megjithese ishte themeluar qe me dt. 24 Tetor 2003 si nje kompani shteterore. Per kete arsye ne ligjin e privatizimit shteti ka garantuar se nuk do te nderhyje per prishjen apo cregjistrimin e shoqerise duke i dhene asaj kohen e nevojshme te fillimit te aktivitetit, ashtu sic u eshte dhene kohe edhe kompanive te tjera". Kompania kujton faktin se shteti shqiptar zoteron rreth 16 % te aksioneve te kapitalit te Albtelecom dhe eshte indirekt aksioner i Eagle Mobile. Me tej Eagle sqaron se ka vetem 18 muaj ne treg (e jo 3 vjet) dhe eshte nje kompani ne faze investimi. Ajo hyri ne treg me 12 Mars 2008, qe eshte edhe data e nisjes se aktivitetit tregtar. "Aktualisht me shume se 50 milione euro jane investuar ne infrastrukturen e kesaj kompanie anekend vendit dhe investimi do te vazhdoje dhe kjo shifer do te rritet", - ve ne dukje kompania e cila shenon sot 530 mije abonente ne shkalle republike. Aktualisht mese 260 punonjes direkte punojne prane shoqerise ndersa me se 150 te tjere punojne per nen-kontraktoret. Nderkohe Eagle Mobile ka celur 48 dyqane ne rang vendi dhe dhjetera pika te tjera shitjeje. Kompania thote ka mbuluar tashme 90,7 % te territorit dhe 97 % te popullsise se republikes, gje e arritur ne nje kohe rekord. Kurse evidenton se plani i investimit te kompanise eshte i monitoruar nga qeveria shqiptare ne perputhje me planin e biznesit te kontrates se shitjes se aksioneve.

Nga ana tjeter, Eagle Mobile thekson se ka ndikuar drejtperdrejte ne uljen e cmimeve te telefonise celulare, thirrjeve zanore, SMS dhe internetit gje e konfirmuar se fundi edhe nga raporti i AKEP. Kompania po ashtu, kujton se ka sjelle teknologjine me te fundit ne fushen e telefonise celulare. "Ne nje kohe rekord u mbulua territori i vendit me sinjal. Eagle solli teknologjine EDGE, me e shpejta dhe aktualisht e perdorura ne perendim. Eagle eshte gati per teknologjine me te perparuar 3G (Gjenerata e trete)", - thuhet ne deklaraten e posacme te zyres se shtypit te kompanise. Ajo vijon me faktin tjeter, se dhjetera sherbime te reja kane ardhur me Eagle Mobile ne Shqiperi e mund te gjenden ne cdo dyqan te kompanise, duke i meshuar faktit se "solli konkurrencen ne fushen e telefonise celulare". Ne kete pike, kompania evidenton se nuk ka asnje detyrim te papaguar ndaj autoriteteve shteterore dhe ka shlyer te gjitha detyrimet ndaj autoriteteve tatimore. Si dhe siguron se eshte ne gjendje te plote paguese, duke paralajmeruar se do te vazhdoje te investoje. "Arsyeja pse nuk ka ende fitim, eshte se ne vitet e para te operimit te nje kompanie te gjitha burimet fokusohen te investimet dhe rritja", - sqaron Eagle Mobile, e cila duke u konsideruar si kompania me rinore e telefonise celulare, vleresohet se eshte nje histori suksesi ne tregun shqiptar, evidentim qe u be edhe nga kryeministri Sali Berisha, ne ceremonine e 1 vjetorit te kompanise me 12 mars te vitit ne vazhdim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›