Pas sulmit Napoli ne kerkim te mbrojtesve

Me afrimin e Higuain boshllëku i lënë në sulm nga largimi i Cavani-t është mbushur disi. Por Napoli e ka seriozisht dhe drejtuesit e saj vazhdojnë të punojnë për t’i siguruar organikën e nevojshme trajnerit Benitez për të qenë konkurues në kampionat dhe në kupat e Europës.
Sulmi duket një kapitull i mbyllur, të paktën për momentin dhe drejtori sportiv, Riccardo Bigon ka nisur punën për përforcimin e mesfushës dhe mbrojtjes. Sa për mesfushën, emrat janë dy, Gonalons, një dashuri e vjetër e Benitez, por që Lion refuzon të heqë dorë dhe Verrati, akoma më i komplikuar për shkak të kontratës që e lidh me PSG-në. Në mbrojtje, emri që flitet më shumë është ai i Fabio Coentrao-s. Mediat italiane thonë se Benitez ka kërkuar me ngulm një përforcim në këtë sektor dhe emri i parë i propozuar prej tij është pikërisht Coentrao, por pa harru dy pistat e tjera, Bruno Martins Indi i Fejnordit dhe Astori i Kaljarit. Këta për momentin janë objektivat primarë të napolitanëve, ndërsa nuk përjashtohen të tjera lëvizje edhe në sulm, ku Matri, Demba Ba, Jackson Martinez dhe Gilardino janë ende pista të nxehta. / Top Channel