Sonte finalja e Superkupes se Gjermanise

Dy muaj pas finales së madhe të Ligës së Kampioneve, atë të zhvilluar në Ëembley, Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit takohen sërish për të diskutuar një tjetër trofe mes tyre dhe pse jo aq të rëndësishëm sa “Kupa me veshë”.
Verdhezinjtë do të kërkojnë hakmarrjen për humbjen e 25 majit duke u favorizuar edhe nga faktori fushë; finalja luhet në “Iduna Park”. Ndërsa Bajerni do të kërkojë trofeun e katërt për këtë sezon, pas kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampioneve, që të tre trofe të fituar nën drejtimin e Jupp Heynckes. Ndeshja luhet në orën 20:30 minuta dhe transmetohet drejtpërdrejtë në paketën sportive SuperSuport në Digitalb. / Top Channel