E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit politikë e ministrat në selinë e PS-së

Drejtuesit politikë dhe ministrat e Partisë Socialiste do të mblidhen të premten pasdite në selinë e PS-së, në një takim të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Takimi do të zhvillohet në orën 17:30.

Në fokus të takimit pritet të jetë përcaktimi i axhendës politike të Partisë Socialiste për muajin shtator, ndërsa pritet të diskutohet edhe për datën e Asamblesë së PS-së, e cila parashikohet të zhvillohet gjatë ditëve të para të shtatorit.

Takimi vjen vetëm pak ditë pas diskutimeve me dyer të mbyllura në Pogradec, ku në qendër ishte qasja e re e qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Rama kërkoi që problematikat e tyre të vendosen në krye të axhendës, duke u kërkuar ministrave që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prani në terren.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›