E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pas telefonatës, kryeministri britanik bën ‘hapin e radhës’ ndaj Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet me kryeminstrin britanik Keir Starmer pasditen e së shtunës në Londër, përpara samitit të liderëve evropiane.

Avioni i presidentit ukrainas u ul në aeroportin Stansted mëngjesin e sotëm, disa orë pas një përplasjeje me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë se kryeministri britanik Keir Starmer, mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Një zëdhënës i Doëning Street, i cili konfirmoi bisedat, tha se Starmer ruan mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën dhe po punon për të gjetur një zgjidhje drejt paqes së qëndrueshme, bazuar në sovranitetin dhe sigurinë e vendit.

Përpara mbërritjes së tij, Zelensky falënderoi publikisht Donald Trump për mbështetjen e Amerikës pasi takimi i tyre në Zyrën Ovale u shoqërua me tensione, duke ndërprerë papritur bisedimet e paqes midis dy liderëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›