E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pas thirrjeve të prindërve, Ministria e Arsimit rikthen në punë oficerin e sigurisë në shkollën “Jan Kukuzeli”

Pas thirrjeve të prindërve dhe stafit mësimor, Ministria e Arsimit ka rikthyer në punë oficerin e sigurisë në shkollën “Jan Kukuzeli” në Durrës.

Oficerja e sigurisë u pushua një ditë më parë pasi shkolla nuk e arrin pragun minimal të arsimit të mesëm të lartë prej 80 nxënësish, pasi në shkollë ndodhen vetëm 79.

Stafi mësimor sëbashku me prindërit ngritën shqetësimin se mungesa e oficerit të sigurisë cenonte sigurinë e fëmijëve të tyre, pasi në këtë shkollë ka një diferencë moshash, duke nisur nga 6-18 vjeç.

Edhe Drejtoresha e komanduar e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli”, Eva Deveja ju bashkua shqetësimit lidhur me largimin e oficerit të sigurisë, prezenca e të cilit përcaktohet në bazë të numrit të nxënësve.  “Kjo u bë shkak e një irritimi nga prindërit pasi shkolla me 323 nxënës mbetet e pambuluar me oficer sigurie”, deklaroi më herët Deveja.

Shkolla “Jan Kukuzeli” ka një karakter të veçantë, duke përfshirë tre cikle arsimore, me nxënës nga mosha 6 deri në 18 vjeç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›