Pas titullit kampion, Partizani U17 fiton edhe Kupën e Shqipërisë

Partizani është fitues i Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 për sezonin 2024-2025.
Ndeshja finale Partizani-Apolonia, e luajtur sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ka shpallur fitues “të kuqtë” të cilët kanë triumfuar me rezultatin 3 – 1 përballë bashkëmoshatarëve fierakë.
Partizani U17, i drejtuar nga trajneri Aldo Duro, e ka mbyllur sezonin 2024-2025 në mënyrë fantastike duke fituar të dy trofetë e rëndësishëm për moshat U-17, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.