Pas transmetimit të protestave studentore, sulmohet llogaria e “News24” në “Instagram”! Mbi 270 milionë klikime në javët e fundit
Llogaria zyrtare e “News24” në rrjetin social “Instagram” është mbyllur papritur dhe pa asnjë paralajmërim, pas një periudhe aktiviteti të lartë, gjatë së cilës ka regjistruar mbi 270 milionë klikime në javët e fundit.

Mbyllja e faqes vjen në një moment kur News24 ka pasqyruar gjerësisht zhvillimet e fundit në vend, protestat e studentëve dhe qytetarëve, përplasjet me policinë, si dhe ngjarjet e përditshme në terren, duke përcjellë kërkesat e protestuesve dhe reagimet e qeverisë.
Ndërkohë, ekipet e sigurisë së “News24” janë angazhuar për rikthimin sa më të shpejtë të llogarisë, në bashkëpunim me kompaninë Meta.
Deri në rikthimin e faqes zyrtare, ndjekësit mund të informohen përmes llogarive në Instagram të BalkanWeb dhe Panorama, ku do të vijojnë të publikohen lajmet dhe zhvillimet më të fundit të aktualitetit.
