E Diel, 1 Nëntor 2026

Pentagoni thirrje udhëheqësve evropianë: Ulni tonin me Rusinë, po rrezikoni sigurinë e kontinentit! Ja shtetet për të cilat shkon mesazhi

Zyrtarë të Pentagonit u kanë kërkuar gjatë javëve të fundit disa vendeve anëtare të NATO-s të ulin tonet e deklaratave publike ndaj Rusisë, duke argumentuar se disa prej komenteve të liderëve dhe zyrtarëve europianë mund të dëmtojnë sigurinë e kontinentit.

amerika

Sipas një raportimi të agjencisë Reuters, mes vendeve që kanë marrë këtë kërkesë janë Lituania, Letonia dhe Estonia. Nisma e Uashingtonit vjen në një kohë kur administrata e Donald Trump po ushtron presion për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare të luftës në Ukrainë.

Strategjia amerikane, sipas burimeve të cituara nga Reuters, përfshin një kombinim stimujsh ndaj Moskës, përfshirë mundësinë e lehtësimit të sanksioneve, si dhe presion ndaj Kievit për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse.

Një nga arsyet e pakënaqësisë së zyrtarëve amerikanë lidhet me deklaratat e disa liderëve europianë, të cilët kanë pretenduar se Rusia është vënë në vështirësi dhe po ndërmerr hapa gjithnjë e më të dëshpëruar, për shkak të ngadalësimit të ndjeshëm të ofensivës së saj ushtarake në Ukrainë.

Mes zyrtarëve amerikanë që kanë përcjellë këtë mesazh është edhe kreu i politikave në Pentagon, Elbridge Colby. Megjithatë, sipas burimeve europiane dhe amerikane të cituara nga Reuters, kërkesat nuk janë paraqitur në mënyrë konfrontuese apo agresive.

Pentagoni: Të shmangen provokimet ndaj Moskës

Sipas një burimi të Reuters, Colby i ka thënë së fundmi një zyrtari nga vendet baltike se duhen shmangur deklaratat që mund të perceptohen si provokime ndaj Rusisë. Si shembull, ai ka përmendur komentet publike të disa zyrtarëve europianë, të cilët e kanë përshkruar Rusinë si të “zënë në kurth si një mi”.

Gjithashtu, Pentagoni i ka kërkuar një delegacioni estonez të tregojë më shumë “përmbajtje” në deklaratat publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›